Ahmeti: Nuk do ta shkarkoj Liburnin

TË FUNDIT

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti u thotë jo kërkesave të punëtorëve të disa kompanive ndërtimore. Përmes një proteste para objektit të komunës ata kërkuan shkarkimin e drejtorit të urbanizmit, Liburn Aliu dhe shefit të kësaj drejtorie Ergyn Haradinaj.
“Në fakt, ne bazohemi shumë në punën e Liburnit, për personin tjetër (Ergyn Haradinaj) është drejtor Liburni, d.m.th. Liburni vendos për të gjithë personat në urbanizëm, por unë kam përgjegjësi për Liburn Aliun dhe natyrisht se nuk e shkarkojë”, tha Ahmeti.Transmeton Kallxo.com

Sipas tij, nuk ka arsye për ta shkarkuar Liburn Aliun meqë ai ka ndaluar ndërtimet pa leje.
“Liburni nuk ka kurrfarë arsye me shkarku. Liburni i ka ndalë ndërtimet pa leje, Liburni po vë rregull e rend. Për mua primare është interesi i qytetarëve të komunës së Prishtinës”, deklaroi Ahmeti.