Partneri i koalicionit qeverisës, BDI, është në një vijë me LSDM-në sa i takon asaj, se a duhet që bashkërisht me zgjedhjet lokale të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka vlerësuar se zgjedhje të parakohshme realizohen në situatë të gërrqeve institucionale, dhe në këtë situatë, nuk ka një gjë të tillë në Maqedoni të Veriut.
“Mendoj që zgjedhjet e parakohshme organizohen në situatë të krizave, në situatë të mosfunksionimit të parlamentit dhe vendosja në gërrqe të institucioneve të ekzekutivit. Diçka të tillë nuk ka dhe nuk mendoj se do të ketë në ardhmen, sepse nuk është në interes as të shtetit dhe as në interes të partneritetit”, tha Ahmeti, transmeton TV21.
Thirrjen për zgjedhje të parakohshme parlamentare e ka bërë opozitarja VMRO-DPMNE.
