Ahmeti: Mickoski e ka parë luftën në televizor/ Mickoski i përgjigjet në fejsbuk me “kallashnikov”

TË FUNDIT

Kryetari i BDI-se Ali Ahmeti gjatë tubimit të djeshëm në Tetovë tha se kryetari i VMRO DPMNE -së Hristjan Mickoski e ka parë luftën vetëm në televizor.

“Mickovski paska qenë ai në luftë në 2001, e ka parë ai në televizor ai “
Këtij prononcimi të Ali Ahmetit i është përgjigjur menjëherë sot Hristjan Mickoski duke nxjerrë foto në fejsbuk nga lufta e 2001, i veshur me rroba ushtarake dhe kallashnokov në dorë.
“Përrallat për vitin 2001, Aliu mund t`ia tregojë Dimitar Kovaçevskit. I pari inkurajohet nga haciendat komfore në Zajas, derisa populli shqiptar dhe maqedonas janë të uritur. I dyti, si dezertor i vitit 2001, gjithçka do t`i besojë dhe duhet ta zbatojë, për të bërë kriminalitet edhe ai vetë. Herën tjetër le të shohin dhe lexojnë mirë atë që e them, e jo ta nxjerrin nga konteksti. Unë mendova se do të lavdërohen me fabrikë të re…”- shkruan Kristijan Mickovski – kryetra I VMRO DPMNE-së
Nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë kanë reaguar shkurtë duke thënë se deklaratat militariste të Mickovskit tregojnë se ai është peng i Apasievit.

“Mickoski dhe VMRO DPMNE bëhen peng të politikave populiste dhe retorikave nxitëse të “Levicës”, që pengojnë rrugën evropiane të vendit dhe bëjnë gara mes veti në veprimin e dëmshëm politik”- thonë nga LSDM.
Debati mes Mickovskit edhe Ahmetit filloi kur Ahmeti në një fjalim nga Shipkovica tha se ne e kemi fituar luftën, ndërsa më pas Mickovski deklaroi se ai ka qenë në luftë edhe nuk e ka ndjerë se e kanë humbur atë luftë. Takimet me qytetarë të BDI-së mbrëmë në Tetovë përfunduan, ndërsa tani pritet të shihet se ku do organizohen takimet e tjera me qytetarët.