Ahmeti mesazh Mickoskit: VMRO-ja të mos sheh ëndrra, për të krijuar shumicë me Levicën

TË FUNDIT

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti në fjalimin e tij në Çegran të Gostivarit foli edhe për ndikimin rus në vend, përcjell TV21. Ahmeti tha se duhet të kemi kujdes sepse Moska përpiqet të ketë ndikim në vend, ndërsa porositi VMRO-DPMNE-në që “mos të ëndërrojë të bëjë 61 deputetë me Levicën.

Loading poll ...

“Unë jam thellësisht i bindur dhe besoj në përcaktimin të partive politike kryesore, jo të Levicës, që kanë orientim pro-perëndimor. Nuk më pëlqejnë Aleancat që bëjnë. VMRO-ja gabon nëse mendon me Levicën mendon të bëjë 61 mandate dhe të margjinalizojë dhe të varrosin BDI-në si pengesa e vetme që gjoja se, në thonjëza “nuk mund të përparojnë maqedonasit se ua kemi marrë pushtetin dhe ata ta kthejnë dinjitetin tek maqedonasit”, gabojnë shumë dhe këta ëndrra të mos i shohin”, tha Ahmeti duke shtuar se na duhet front për Europë të bashkuar.