Ahmeti konvokoi mbledhjen e tretë të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së

TË FUNDIT

Nga BDI njoftojnë se kryetari i integristëve, Ali Ahmeti konvokoi mbledhjen e tretë të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm.. Sipas njoftimit të partisë, në këtë mbledhje u diskutuan zhvillimet aktuale politike në vend

“Me theks të veçantë në sfidat që lidhen me respektimin e Marrëveshjes së Ohrit, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, si dhe tendencat shqetësuese që cenojnë balancën ndëretnike dhe funksionimin demokratik të institucioneve”, thonë nga BDI.

Në njoftim thuhet se u trajtuan edhe çështje që ndërlidhen me organizimin e brendshëm partiak.

“Në këtë kuadër, Kryetari Ali Ahmeti njoftoi Kryesinë edhe për emërimet e kryetarëve të rinj të degëve të Bashkimit Demokratik për Integrim, si vijon: Bogovinë – Elez Ramadani, Jegunovcë – Valon Nuhiu, Shuto Orizarë – Ilaz Leskovica”, thonë nga BDI.

BDI vlerëson se në këtë periudhë të rëndësishme politike, kërkohet qartësi, përgjegjësi dhe vendosmëri në mbrojtjen e arritjeve strategjike dhe të drejtave të qytetarëve.