Ahmeti: Kasami nuk realizon atë që e premtoi! Durmishi: Qytetarët  treguan në zgjedhje kush punon e kush jo

TË FUNDIT

Për kryetarin e degës së BDI-së në Tetovë, Faton Ahmeti, kryetari e komunës së Tetovës Bilall Kasami gjatë periudhës së zgjedhjeve kishte premtuar diçka tjetër dhe tani po bën diçka krejt të ndryshme. Sipas Ahmetit, megjithëse BDI-ja në komunë ka qëndrim konstruktiv, kryetari Kasami nuk po e realizon as projektet që janë gati për t’u zbatuar.

“E kemi pranuar atë verdiktin qytetarët  që ja kanë dhënë , tash qytetarët e shohin vetë e shohin atë performancë , mirë por , nga ajo që thuhet në fushatë edhe nga ajomë pas duket se ka shumë dallim, pengesat kryesore që i vërente zotëri Kasami akoma I ka aktuale nuk ka rritë të bëj asnjë perpjektet të vetin , por edhe do projekte që kanë qenë të BDI-së . gazetari : a ka faj kryetari për këtë që I thash për ujë kanalizim , qentë endacak bulevard.?

Ai ka garuar në zgjedhje duke u apostrofuar si problemet kryesore”, tha Faton Ahmeti – sekretar i përgjithshëm i BDI-së.

Por Besar Durmishi, kryetar i degës së Lëvizjes Besa në Tetovë, thekson se qytetarët kanë vlerësuar punën e Lëvizjes Besa gjatë dy cikleve zgjedhore, dhe ata do të vendosin përsëri në zgjedhjet e ardhshme. Durmishi gjithashtu thekson disa projekte që BDI i ka lënë në gjysmë dhe nuk ka arritur ti përfundojë për 10 vjet.

“ Nuk është ai i cili duhet të bëj vlerësim, janë qytetarët që e bën vlerësimin në dy cikle zgjedhore  dhe në zgjedhjet e ardhshme do të shohim se si do ta japin vlerësimin qytetarët  edhe jo ai, punët që janë duke u bërë edhe që janë bërë edhe ju keni qenë edhe i keni parë  , unë e ftoj dhe atë të vijë me ne në teren edhe të bën inspektim edhe të shohë se si bëhen punkte dhe jo si kanë qenë më përpara”, pohoi Besar Durmishi- kryetar i Lëshillit Komunal të Tetovës.

Kasami fitoi zgjedhjet lokale në fund të vitit 2021, duke garuar kundër Teuta Arifit, e cila kandidonte për një mandat të tretë. Në zgjedhjet e parakohshme të këshillit komunal nëntë muaj më pas, Besa arriti të fitojë shumicën në këshillin komunal dhe u bë parti shqiptare e parë në Tetovë.