Ahmeti i ka kërkuar Thaçit, Taravarit, Gashit dhe Kasamit “të mos merren me dokrra”

TË FUNDIT

“Bashkimi të bën të rëndësishëm përpara çdokujt. Nëse jemi pikë e pesë, askush nuk të jep konsideratë”, kështu u shpreh lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në tubimin në Çair dhe njoftoi se ka folur me liderin e Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, liderin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, liderin e Alternativës, Afrim Gashi dhe liderin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

Ahmeti tha se të njëjtëve u ka kërkuar që të mos merren me dokrra, por të shohin ardhmërinë dhe t’i bashkohen Frontit për Europë.

“”Frontit për Europë” nuk duhet t’i frikësohet askush. Unë kam folur edhe me zotëri Menduh Thaçin, edhe me zotëri Taravari… Unë idenë ia kam paraqitur edhe zotëri Afrim Gashit, porosi publike i kam dërguar edhe zotëri Kasamit… T’i lemë vogëlsirat, të shohim ardhmërinë. Mos të merremi dokrra, mos të kapemi për vepra kapitale. Nuk mund t’i ndalim njerëzit që të mos kërkojnë jetë më të mirë në Europë. Prandaj, pa e bërë Europën këtu, njerëzit assesi nuk mund t’i ndalojmë e lëre më të mendojmë për ata që janë andej të kthehen këndej”, tha Ahmeti, transmeton TV21.