Ahmeti: BDI është e gatshme për të vazhduar kontributin konstruktiv

TË FUNDIT

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka takuar Ambasadorin Slloven në Shkup, Milan Jazbec.

Në takim Ahmeti ka deklaruar se vendit i nevojiten institucione demokratike të dalura nga zgjedhjet e 15 korrikut dhe që marrin përgjegjësi të plotë për situatën e rëndë ekonomike dhe me pandemi të pandërprerë.

“Arsyeja pse zgjedhjet u shpejtuan dhe u mbajtën në mes të verës ishte nevoja urgjente për të zgjedhur kuvendin dhe qeverinë për ta menaxhuar situatën. Bashkimi Demokratik për Integrim është subjekt stabil dhe serioz, i gatshëm për të vijuar kontributin konstruktiv”, thuhet në kumtesën e dërguar nga kabineti i Ahmetit.

Më tej në kumtesë njoftohet se në takim bashkëbiseduesit këmbyen mendime për mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe u vlerësua se ato kanë demokratike dhe në përputhje me standardet demokratike.