Agjencia shëndetësore e BE-së bën thirrje në masa të reja kundër Kovid-19

TË FUNDIT

Agjencia shëndetësore e Bashkimit Evropian u bëri thirrje vendeve anëtare të cilat shënojnë rritje të rasteve të koronavirusit që sërish të vendosin masa kontrolluese, duke paralajmëruar për “kthim real të virusit” në disa vende.

Agjencia me seli në Stokholm theksoi se pandemia e Kovid-19 ende paraqet kërcënim të madh për shëndetësinë publike edhe krahas uljes së fundit të numrit të rasteve, shkruan “Gardijan”.

Pas lehtësimit të kufizimeve për lëvizje dhe masa të tjera, përhapja e virusit vazhdoi kumtoi agjencia.

Rritja e mëtutjeshme e numrit të rasteve të Kovid-19 dhe kujdesi për të sëmurit, si dhe rastet e vdekjes mund të lehtësohen nëse në kohë vendosen ose përforcohen masat kontrolluese, thekson agjencia.

Vendet në të cilat tani ka rritje të numrit të rasteve, pas heqjes së masave kontrolluese pas përmirësimit të përkohshëm të gjendjes epidemiologjike, duhet të mendojnë për vendosje të sërishme dhe graduale të disa masave.