Afrim Fidani mori më shumë vota se Besa Ademi me çka u zgjodh kryetar i ri i Gjykatës supreme me përkrahjen e tetë anëtarëve të Këshillit gjyqësor, ndërsa pesë votuan kundër. Gjykatësja Besa Ademi e cila e udhëhoqi gjykatën deri në shkurt të këtij viti nuk e mori shumicën e nevojshme, përkatësisht mori dy vota pro dhe 11 kundër.
Debati mes anëtarëve ishte në drejtim se ish kryetarja Besa Ademi ka dështuar në punën e saj ndërsa për gjykatësin Afrim Fidani thanë se nuk mendojnë se është një gjykatës i shquar por se ka pasur një plan konkret aksionar me korniza të caktuara kohore që janë në drejtim të përmirësimit të gjendjeve.
Në seancë me dhjetë vota u zgjodh edhe kryetari i Gjykatës themelore në Krushevë, mandatin e mori Haxho Tarik për të cilin kishte vërejtje se në të kaluarën ishte sanksionuar me gjobë në para për vjetërsimin e shumicës së lëndëve të tij.
Këshilli gjyqësor e zgjodhi Ivan Xholev, kryetar i Gjykatës penale Shkup, për gjykatës në Gjykatën e Apelit. Përveç Xholevit, gjykatës të rinj që do të veprojnë në sferën e së drejtës penale në Gjykatën e Apelit Shkup janë gjykatëset Marija Kletniçka Markovska dhe Ola Ristova nga gjykata penale dhe Betim Jahja nga Gjykata themelore Tetovë.
