Aeroporti i Rinasit ende i blinduar me polici

TË FUNDIT

Kontrollorët e trafikut ajror të AlbControl kanë ndalur punën pas uljes së pagave nga 4400 dollarë në 2400 dollarë me argumentin se kanë stres, për pasojë sot janë anuluar të gjitha fluturimet nga Aeroporti i Rinasit.

Një gjë të tillë, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku e ka quajtur një grusht shteti, ku janë të përfshirë ish- kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta.

Pasditen e sotme, ushtria dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë zbarkuan në Rinas. Forcat e Armatosura morën nën kontroll aeroportin.

Drejtpërdrejtë për emisionin “Open”, në aeroportin e Rinasit ndodhej gazetarja e Top Channel, Genta Dobra, e cila ka bërë me dije se kontrollorët e turnit të tretë nuk janë lejuar nga policia të vijojnë punën. Ndërkohë që, puna nuk po vijon te kulla e vrojtimit dhe fluturimet mbeten të pezulluara përkohësisht deri në një plan që do të behet i ditur ditën e nesërme për opinion publik.

Dobra: Kontrollorët e turnit të tretë nuk janë lejuar të vijojnë punën. Ishin disa nga punonjësit të futeshin në godinë por nuk janë lejuar nga policia. Nuk ka patur ende një marrëveshje me kontrollorët. Pak minuta më para janë larguar ata që ndodheshin në kullën e vrojtimit. Këtë janë vetëm uniformat blu dhe forcat e ushtrisë, ka vetëm lëvizje të automjeteve të administratës. Puna nuk po vazhdon te kulla e vrojtimit. Do të ngelen të pezulluara përkohësisht fluturimet.Do të kemi një plan që do të bëhet shumë shpejt i ditur për opinionin publik.

Kërkesat e kontrollorëve
– Rikthim i kolegëve në punë;
– Shfuqizim i vendimeve të bordit;
– Rikthimi i pagës së plotë sipas kontratës kolektive;
– Transparencë financiare e plotë për vitin 2020;
– Një anëtar sindikate të jetë anëtarë bordi.

TË NGJAJSHME