Kosovës nga sot iu shtua edhe një linjë e re ajrore me një shtet evropian, Poloninë. Në terminalin e ri të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, është inauguruar sot fluturimi i parë Varshavë-Prishtinë-Varshavë, raporton KosovaPress.
Përfaqësuesit të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Polonisë, kanë vlerësuar se hapja e linjës ajrore është e rëndësishme për fuqizimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike mes këtyre dy shteteve.
Szymon Szynkoëski, sekretar i shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Polonisë, theksoi se linja e re ajrore mundëson rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor ndërmjet Polonisë dhe Kosovës.
