Adnan Azizi në Debat21 paralajmëron zgjerimin e VLEN: Zhvillohen bisedime me 3-4 deputetë nga opozita

TË FUNDIT

Në Debat21, Adnan Azizi tha se po zhvillohen bisedime intensive me 3-4 deputetë të AKI-së, që siç thotë, do të bëhen pjesë eVLEN-it, përcjell TV21. Azizi nuk përmendi emra, por tha se kjo do të finalizohet pasi deputetë të caktuar janë të zhgënjyer nga subjektet politike në të cilët janë tani.

Azizi tha se pas zgjedhjeve në Gostivar dhe Vrapçisht, do të ketë zgjerim të grupit parlamentar.

Po ne kemi bisedime me deputetë të cilët janë të zhgënjyer nga subjektet përkatës“, tha Adnan Azizi.

-Deputetë nga AKI-së?

Po nga AKI. Besoj që edhe me ata do ta finalizojmë hapin konkret që të jenë pjesë e Qeverisë, të na bashkëngjiten neve. Se zhvillohen bisedime intensive është e vërtetë, bile edhe unë personalisht kam kontaktuar me disa nga kolegët e mi. Nuk e arsyetojnë qëndrimin e partive përkatëse dhe gjithë këtë narrativë dhe qëndrim të politikëbërjes“, deklaroi Azizi në Debat21.