Administratorët “shtëpiak” do të nisin me punë! Mançevski: Nëse refuzojnë, do t’u ndërpritet marrëveshja për punë

TË FUNDIT

Administratorët që nuk ishin transferuar në vende të punës, do të nisin të shkojnë në punë, por nëse e refuzojnë këtë, do t’u ndërpriten marrëveshjet pune, njoftoi ministri për shoqatë administrative në largim, Damjan Mançevski. Ai paralajmëroi se sipas marrëveshjes së koalicionit qeveritar, është caktuar afat të shkurtër kohor prej disa muajsh për ta mbyllur këtë çështje.

“Të gjithë ata që nuk janë transferuar në vende pune, të nisen në punë, nëse dikush refuzon, do t’i ndërpritet marrëveshja e tij pune”, deklaroi Damjan Mançevski – Ministër i shoqërisë informatike.

Mançevski sqaroi se administrata, të gjitha lëndët do t’i zgjidhë në mënyrë elektronike dhe në këtë mënyrë do të dihet se kush sa ka punuar.

“Me implementimin  e sistemit për udhëheqje të dokumenteve dhe me digjitalizimin e proceseve të punës, brenda institucioneve mundësohet që të punësuarit dokumentet dhe lëndët e tyre t’i marrin në mënyrë elektronike, të veprojnë për të njëjtat në mënyrë elektronike dhe të krijojnë dokumente të tyre të cilat përmes sistemit do t’i dërgojnë për miratim, arkivim, nënshkrim ose veprim të mëtutjeshëm”, shtoi Mançevski.

Mançevski tani është zgjedhur si deputet, ndërsa në vendin e tij në krye të kësaj ministrie do të vijë Jeton Shaqiri, nga BDI.