Administrativja anulon vendimin e Këshillit Gjyqësor/ Dameva e shkarkuar padrejtësisht, do të kthehet në postin e kryetares

TË FUNDIT

Gjykata Administrative e anuloi vendimin e Këshillit Gjyqësor për shkarkimin e kryetares Vesna Dameva. Ajo apeloi shkarkimin e saj kontrovers dhe vendimi i këshillit gjyqësor u anulua. Sipas vendimit të Gjykatës Administrative, Dameva duhet të kthehet në postin e kryetares. Shkarkimi i saj erdhi me iniciativën e Selim Ademit, i cili në atë kohë ishte nënkryetar i Këshillit Gjyqësor. Procedura ndaj Damevës u hap kur para Këshillit Gjyqësor do të niste një procedurë për përgjegjësi disiplinore të gjyqtarit të apelit Enver Bexheti, sepse çështjen e përgjimit masiv “Perandoria-Target” e mbajti në sirtar për 9 muaj, gjë që mundësoi që lënda kundër Sasho Mijalkovit t’i afrohet vjetërsimit. Ministri i Drejtësisë Krenar Loga ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Administrative.