Administrata e Trampit ka miratuar Bajdeni të fillojë marrjen e pushtetit

TË FUNDIT

Mësoni çfarë ju thotë horoskopi sot

Dashi Ju sot do të ndjeheni pak të lodhur, prandaj bëni vetëm gjërat që janë të nevojshme. Të ardhurat ekonomike...

Thellohet bilanci tragjik i tërmetit në Indonezi, numri i viktimave shkon në 67

Të patën 67 persona kanë humbur jetën dhe qindra u lënduan kur një tërmet i fuqishëm ndodhi në ishullin...

Kosovë, Avdullah Hoti kërkon debat publik me kundërshtarët

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, i cili edhe është i nominuar për kryeministër nga LDK në zjgedhjet e 14...

Hoti: Vjosa Osmani dje ka mbyllur të ardhmen e saj politike

Kandidati për kryeminister nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti në emsionin “Argument Plus” në RTV21 komentoi edhe vendimn e...

Britania mbyll të gjitha korridoret e udhëtimit

Mbretëria e Bashkuar do të mbyllë të gjitha korridoret e udhëtimit nga e hëna në mëngjes për të “mbrojtur...

Administrata e presidentit të SHBA-së Donald Tramp, mbrëmë ka miratuar formalisht që presidenti i sapozgjedhur Xho Bjaden të fillojë marrjen e pushtetit.

Kjo ndodhi pasi zyrtarët nga shteti federal i Miçigenit natën e kaluar çertifikuan Bajdeni  si fitues të zgjedhjeve presidenciale dhe kjo pritet të bëhet së shpejti nga autoritetet në Pensilvani.

Trampi konfirmoi në Tuiter mbrëmë se ai kishte rekomanduar fillimin e “protokolleve fillestare” për dorëzimin e pushtetit Bajdenit “në interesin më të mirë të vendit tonë”.

“Rekomandoj Emili (Marfi) dhe ekipi i saj të bëjnë atë që duhet bërë në lidhje me protokollet fillestare dhe unë i thashë ekipit tim të bëjë të njëjtën gjë”, shkroi Tramp.

Marfi është administrator në Shërbimin e Administratës së Përgjithshme (GSA) dhe natën e kaluar ajo i dërgoi letër Presidentit të sapozgjedhur Bajden se zyra e saj ishte e gatshme të fillon dorëzimin zyrtar. Roli i GSA është të mbështesë funksionet thelbësore të agjencive federale dhe ministrive të SHBA-së.

Trampi nuk e ka pranuar ende humbjen në zgjedhje dhe ka treguar se do të vazhdojë përpjekjet për të rishikuar votimin, por të gjitha përpjekjet e ekipit të tij deri më tani kanë dështuar.

Vendimi i presidentit vjen pas gati tre javësh pasigurie rreth mosnjohjes së rezultateve, me pretekstin se votimi me porosi me postë ishte me mangësi, duke përmendur parregullsi të tilla si votimi i të vdekurve ose i të zhvendosurve, votimi i dyfishtë ose votimi i detyruar.

Sidoqoftë, zyrtarët e zgjedhjeve në pothuajse çdo shtet ku Bajden fitoi kanë vërtetuar fitoren e tij duke mbajtur numërim të votave në Viskonsin, kurse ende është duke vazhduar në Xhorxhi.

  • Tags
  • 3

TË NGJAJSHME