Kandidati i pavarur për kryetar të Gostivarit, Visar Ademi, hapi fushatën zgjedhore, duke premtuar transformim të qytetit, duke e pastruar nga mbeturinat, qentë endacakë dhe njerëzit të cilët kanë zënë pozicionet e punës nën logon e partisë, përcjell TV21.
“Vetëm shtatë ditë më duhen për pastruar Gostivarin nga mbeturinat ndërsa më duhen vetëm shtatë javë për ta pastruar nga deponitë, a ne kemi me qindra. Çfarë bën komuna?! Komuna i akuzon qytetarët ku thotë se ata janë të pa përgjegjshëm, se qytetarët nuk e mbajnë pastër pastërtinë dhe higjienën ne qytet. Unë vetëm bëj një pyetje qytetarëve, shkoni në çdo bulevard nuk them rrugicë, sepse rrugica është koncept i madh, shkoni në çdo bulevard dhe shikoni a ka një kosh për plehrat”, tha Visar Ademi – Kandidat i pavarur për kryetar të Gostivarit.