Ademi nuk pajtohet që humbja në disa komuna erdhi për shkak të kandidatëve të AKI-së: BDI gjithmonë është ripërtërirë me kuadro

TË FUNDIT

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi vlerëson se përzgjedhja e kandidatëve për kryetarë të komunave nga Aleancës Kombëtare për Integrim nuk ka të bëjë me humbjen në zgjedhjet lokale, përcjell TV21. Ademi për humbjen fajësoi partitë në pushtet, respektivisht VMRO-DPMNE-në dhe VLEN-in, për siç thotë ai “me një plan të realizuar në mënyrë sistematike”. Sa i përket BDI-së, Ademi tha se deri më 20 dhjetor pritet të mbahet Kongresi i partisë.

“Mos-fitimi i disa pozicioneve për kryetarë komunash nuk ka të bëjë me propozimet kadrovike të AKI-së, por ka të bëjë me një plan të menduar mirë, të realizuar në mënyrë sistematike nga VMRO-DPMNE. E këtu, këta të VLEN-it kanë pasur vetëm rol episodik”, theksoi Ademi.