Mevlan Ademi, pjesë e grupit të studentëve që organizojnë protestën e nesërme të studentëve në Shkup ka kërkuar mbështetje nga qytetarët, përcjell TV21. Ademi thotë se nesër nuk protestohet vetëm për provimin e jurispudencës, por edhe për, siç shkruan ai, tentimin për ta relativizuar gjuhën shqipe.
“Neser Shkupi duhet të flasë shqip! Neser duhet të dëshmojmë që e meritojmë këtë gjuhë dhe që sakrifica e pararendësve tanë ka vlejtur. Nesër nuk protestojmë për provim, por për qëndrimin e atyre që çdoherë tentojnë ta relativizojnë gjuhën tonë dhe ta trajtojnë si teknikalitet. Nesër protestojmë për gjuhen e gjyshërve tanë! Nesër protestojmë për gjuhen SHQIPE!🇦🇱
Nesër, në ora 16:30, Shkupi do të vërshojë kuq e zi — ashtu si gjaku dhe shpirti ynë. Identiteti ynë nuk negociohet, ai mbrohet!”, ka shkruar Ademi.

