“Absurde të bëhen reformat me Mexhitin” – Hoxha me kritika për bashkëpunimin e bllokut opozitar

TË FUNDIT

“Paramendoni fotografinë e këtij blloku opozitar, në tubimin e zgjedhjeve të ardhshme në Çair, ku në rreshtin e parë do të jenë të rradhitur Izet Mexhiti, Visar Ganiu, Zeqirija Ibrahimi, Bekim Sali e Kastriot Rexhepi. Të gjithë aktorë politik prej 2017 e këndej që kanë kundërshtuar njëri-tjetrin deri në akuza për burgosje, dhe çfarë do t’u thonë këta qytetarëve në Shkup, në Çair, se kush e prishi Çairin, se kush lejoi ndërtime pa leje në Çair, se kush e ka vendosur në këtë situatë që ndodhet pjesën e Shkupit të vjetër?”.

Kështu u shpreh Arjanit Hoxha mbi idenë e një blloku opozitar të cilin e ka paralajmëruar Izet Mexhiti me partitë shqiptare Alternativën dhe BESËN. Për këtë bashkëpunimin Hoxha mendon se po legjitimohen forca që nuk kanë peshë politike. Ndërkaq ai kritikoi Izet Mexhitit, për të cilin tha se për 18 vjet ka menaxhuar me Shkupin e vjetër dhe se është absurde që të kërkohet reforma me të në BDI dhe absurd që BDI të shkojë në opozitë me një BDI të re.

“Nuk dua të shkojë BDI në opozitë me një BDI të re, se cila është alternativa që ofrohet?”, tha Hoxha.

Mes tjerash Arjanit Hoxha foli edhe për largimin e tij nga Lëvizja Besa. Ai kritoi bashkëpunimin me Alternativën, të cilin e cilëson se ka ndodhur thjesht për t’i garantuar Afrim Gashit mandat deputeti.

Edhe sot e kësaj dite, pas nënshkrimit të atij memorandumi, ka njerëz brenda Alternativës dhe Besës që nuk flasin. Për cilat arsye thjesht për ndarje, jo për diçka tjetër. Tani pa ndonjë kauzë të mirëfillt ulen vetëm dy persona bashkëbisedojnë për të tejkaluar këto dhe në esencë në struktura mbetet e njëjta pakënaqësi e njëjta ndasi”, u shpreh më tej Hoxha.

Një nga arsyet e largimit nga Besa, Hoxha tha se ishte edhe ajo që po grumbulloheshin grupe politike, të cilat nuk kanë kauzë, ide dhe platformë.