ABM: Nuk ka filluar pagesa e ndihmës prej 6000 denarëve për kategoritë e rrezikuara, do të fillojë sapo të përpunohen të dhënat dhe t’i marrin mjetet

TË FUNDIT

Bankat janë të gatshme të fillojnë me pagesën e mjeteve të parashikuara për realizimin e masës për ndihmë financiare prej 6,000 denarëve për blerjen e produkteve vendore, menjëherë sapo t’i marrin dhe përpunojnë të dhënat dhe do t’i marrin mjetet, sipas listave për pagesë.

“Në periudhën e kaluar, bankat punuan intensivisht në krijimin e parakushteve për realizimin e projektit të përmendur. Në atë drejtim, bankat nënshkruan marrëveshje me Qeverinë dhe janë të gatshme të fillojnë t’i paguajnë mjetet menjëherë sapo t’i marrin dhe përpunojnë të dhënat dhe t’i marrin mjetet, sipas listave për pagesë. Për momentin, pagesa nuk ka filluar akoma, dhe do të vijojnë paralajmërimet zyrtare sapo të plotësohen të gjitha kushtet, theksojnë nga Asociacioni i Bankave të Maqedonisë.

Deri atëherë, ata u bëjnë thirrje qytetarëve – shfrytëzues të kësaj mase, për shkak të mbrojtjes së shëndetit publik, të përmbahen nga vizitat në filialet dhe ekspoziturat e bankave.

“Duke dashur të kemi një projekt tjetër të zbatuar me sukses, i cili kësaj here ka një afat dukshëm më të shkurtër për realizim, theksojmë se të gjitha bankat i vendosin në dispozicion filialet dhe punonjësit e tyre, ndërsa në një farë mase i vendosin në plan të dytë aktivitetet që janë pjesë e veprimeve të përditshme”, theksojnë nga ABM.

Aktivitetet, siç theksojnë, tashmë kanë filluar intensivisht përmes thirrjes drejtuar qytetarëve për t’i azhurnuar të dhënat e tyre personale, që është një detyrim ligjor dhe kusht për pagesën e mjeteve, kështu që tashmë vërehet një frekuencë më e lartë e klientëve në filialet e bankave dhe në qendrat e kontaktit.