Abdixhiku dhe Rama vizitojnë familjen e presidentit Ibrahim Rugova

TË FUNDIT

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i shoqëruar nga kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama dhe bashkëpunëtorë të tjerë, sot me rastin e ditëlindjes së presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, ka vizituar familjen e ish kreut të Kosovës, por edhe të LDK-së.

“Më 2 dhjetor të vitit 1944, lindi arkitekti i shtetit të Kosovës, prijësi historik i lëvizjes për lliri, pavarësi e demokraci, Presidenti i parë i vendit tonë, Dr. Ibrahim Rugova. Veprat e tij jetësore kanë definuar papërsëritshëm fatin e shqiptarëve në këto anë. Ato sot qëndrojnë si themele të forta e të palëkundura të lirisë sonë, të pavarësisë sonë, të Republikës sonë”, ka shkruar mes tjerash Abdixhiku pas vizitës.