Abazoviq kryeministër në Mal të Zi, Rama: Ballkani me 6 shtete, 3 kryeministra shqiptarë

TË FUNDIT

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar Dritan Abazoviqin pas zgjedhjes për kryeministër në Mal të Zi, përcjell TV21. Rama thotë se Ballkani me 6 shtete, tani ka 3 kryeministra shqiptarë.

“I lumtur që Dritan Abazovic është nga sot kryeministri i Malit të Zi! Kush do ta kishte besuar dot deri dje se Ballkani me 6 shtete do të kishte 3 kryeministra shqiptarë😍 Na takon ne të japim provën si ndërtues të mirë urash për paqe mes të gjithëve e mirëqenie për të gjithë😊 Urime dhe sukses Dritanit, për Malin e Zi e për krejt rajonin tonë🙏❤️”, ka shkruar Rama.