Abazoviq: Gjukanoviqi ka borxh tatimor prej 12,4 milionë euro

TË FUNDIT

Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq pohon se presidenti Millo Gjukanoviq shtetit i ka borxh 12,4 milionë euro në emër të tatimit.

“Derisa flet për gjoja respekt të Kushtetutës dhe ligjeve, Millo Gjukanoviq i ka borxh 12,4 milionë euro tatim shtetit”, ka shkruar Abazoviq n[ Tuiter.

Ai shtoi se “tani është e qartë çfarë fshihet pas ngritjes së tensioneve, tregimeve për identitetin, rrezikimin…..Nuk ka më të paprekshëm”.

Abazoviqi i publikoi edhe të dhënat për bllokimin e llogarive të persona juridikë nga Banka Qendrore e Malit të Zi.