Abazi pas zgjedhjes për shef të PNKOK: Përgjegjësi dhe motiv për mua!

TË FUNDIT

-Me eksperiencën time të deritanishme dhe punë vlerësoj se në mënyrë profesionale dhe ligjore do të përfaqësojë edhe këtë Prokurori, bashkë me kolegët që bëjnë pjesë në këtë Prokurori, këto ishin disa prej fjalëve të para të prokurorit Islam Abazi, pas zgjedhjes së tij si shef i Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, përcjell TV21. Abazi tha se mes tjerash do të angazhohet për digjitalizimin e Prokurorisë, por edhe për plotësimin e vendeve të zbrazëta për prokurorë, me qëllim efikasitetin më të lartë.

“Votat e fituara janë përgjegjësi e madhe për mua dhe motiv që unë aq sa mundem më mirë dhe më profesionalisht të udhëheq me këtë Prokurori Publike që është më e rëndësishme, sepse në kompetencë ka luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, tha mes tjerash Abazi./tv21.tv