Edhe 1 jave na ndajnë nga zgjedhjet ndërsa koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa edhe më tej vazhdon të kërkoje të ketë anëtarë të partisë së tyre në këshillat zgjedhor dhe në Komisionet Komunale Zgjedhore. Sipas tyre është bërë padrejtësi në caktimin e tyre dhe anëtari i dytë i opozitës duhet të ishte nga radhët e tyre dhe jo nga radhët e Lëvizjes Besa. Kjo parti, pas dy kërkesave deri në KSHZ për këtë çështje, pret përgjigje zyrtare me shkrim që të mund të ankimojë vendimin.
“Praktikisht LSDM-ja dhe BESA tani janë së bashku, janë një koalicion dhe është e palogjikshme që në Komisionet Komunale Zgjedhore dhe në vendvotime, një koalicion të ketë dy anëtarë kurse partia pas Besës pas zgjedhjeve të mos ketë asnjë anëtarë në Komisionet Komunale Zgjedhore dhe në Komisione në vendvotime”, tha Arben Taravari.
