A shohin blerësit çmime më të ulëta? Nuk shohin efekt nga vendimi i Qeverisë për ngrirje të marzhës

TË FUNDIT

Dita e tretë që ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë që 73 produkte ushqimore të jenë me marzhë të kufizuar. Po sa në realitet kemi ulje të çmimeve? Dolëm për të parë në tregun e Tetovës, ku shumica e qytetarëve bëjnë pazar për shumicën e produkteve. I pyetëm nëse u duken çmimet e larta dhe nëse kanë vënë re ndonjë ulje krahasuar me javën e kaluar.

-Çmimet janë të larta deri në fund.

-Qeveria ka marrë masa për ulje të çmimeve, kemi ulje të çmimeve nga java kaluar?

-Aspak nuk janë ulur asnjë larta shkojnë poshtë nuk shkon asnjë.

-Çmimet janë sikundër e gjen njeriun.

-Çmimet janë, edhe jeta ka ardhur e shtrenjtë, por nuk janë të larta se edhe ata që shesin duan ta çojnë një njeri. Qeveria thotë, por populli nuk ka, ai patjetër të mbajë një çmim të ekziston a qeveria i ka fajet se duhet t’ japë popullit të ekziston, ja pensione më të larta, ja rroga më të larta, se bujqit nuk kanë faj dhe këta duhet të ekzistojnë.

-Çmimet janë pak të shtrenjta, ama për mua për familjen time janë OK, ama janë të shtrenjta, standardi është shumë i lartë, mendoj sikurse rrogat është lartë.

-Qeveri ka marrë masa për ulje çmimesh a ka ulje?

-Qeveria ka marrë, po si mos dale në treg të shohë, ku të pyesësh aty janë.

-Çmimet ne çka blejmë janë të larta. Ata çka shesin, çdo ditë ka rritje të çmimeve.

-Po qeveria mori vendim për ulje të çmimeve.

-Qeveria vetëm në letër se kur dalësh në realitet është krejt diçka tjetër, tregojnë vetë çmimet, i sheh.

Me  propozim të ministrisë së Ekonomisë edhe vendim të qeveria, mazha e fitimit është kufizuar në 10% për 73 produkte, që sipas qeverisë janë produktet kryesore. Ky vendim pritet të zgjasë deri më 31 tetor.