A po zvarriten ndryshimet e ligjit pรซr shtetรซsi? Dauti: Obligimet tona i kemi kryer, komisioni ka mundur tรซ thirret deri tani

Tร‹ FUNDIT

Opozita shqiptare dhe Qeveria ka javรซ qรซ kanรซ pohuar se janรซ marrรซ vesh pรซr ndryshimet e ligjit pรซr shtetรซsinรซ, por asnjรซ lรซvizje nuk ka ndodhur deri mรซ tani. Deputetja e koalicionit Aleanca-Alternativa, Ilire Dauti, pohon se qรซ para dy javรซsh i kanรซ kryer tรซ gjitha obligimet qรซ dilnin nga marrรซveshja me Qeverinรซ lidhur me Propozim Ligjin pรซr shtetรซsi.

โ€œNga ajo ditรซ e kรซndej รซshtรซ dashur tรซ thirret Komisioni pรซr Mbrojtje dhe Siguri, obligim i marrรซ nga ana e tyre, sepse Komisioni pรซr Mbrojtje dhe Siguri kryesohet nga radhรซt e tyre qรซ realisht deri mรซ tani ka pasur kohรซ tรซ mjaftueshme tรซ ishte thirrur. Sigurisht pรซr rรซndรซsinรซ e ligjit mendojmรซ se nuk duhet humbur kohรซ dhe Komisioni tรซ thirret sa mรซ shpejtโ€, i tha TV21 deputetja Dauti.

Amendamentet i janรซ dorรซzuar koordinatorit tรซ LSDM-sรซ, Jovan Mitrevski, i cili mรซ pas รซshtรซ dashur tโ€™i dorรซzojรซ nรซ Komisionin pรซr Mbrojtje dhe Siguri, por thotรซ se tรซ enjten รซshtรซ informuar se amendamentet janรซ mbi bazรซn e asaj qรซ opozita dhe pushteti janรซ marrรซ vesh.

โ€œI kam marrรซ. Pres qรซ kรซtรซ javรซ tรซ pรซrfundojรซ procedura. Nuk janรซ dorรซzuar nรซ komision sepse afati pรซr amendamente ka kaluar qรซ atรซherรซ kur u bllokua nga VMRO-DPMNE-ja. Nรซ seancรซn e komisionit duhet tรซ propozohen si amendamente tรซ komisionit. Tรซ enjten mora informacion se janรซ nรซ pรซrputhje me atรซ qรซ jemi dakorduarโ€, pohoi Mitrevski pรซr TV21.

Kryetari i Komisionit pรซr Mbrojtje dhe Siguri, Mile Talevski, pรซr TV21 konfirmon se afati pรซr dorรซzim tรซ amendamenteve ka pรซrfunduar dhe se tani โ€œmbetet vetรซm mundรซsia qรซ tรซ propozohen dhe tรซ miratohen amendamente brenda komisionit nรซ vazhdimin e seancรซs sรซ Komisionit pรซr Mbrojtje dhe Siguriโ€.

Gjithsej koalicioni ASh-Alternativa ka dorรซzuar 10 amendamente pรซrmes sรซ cilave do tรซ ndryshohet ligji pรซr marrje tรซ shtetรซsisรซ. Qรซllimi i ndryshimeve รซshtรซ lehtรซsimi pรซr marrjen e shtetรซsisรซ. Pรซr arritjen e kรซsaj koalicioni opozitar shqiptar pรซrmes mijรซra amendamenteve pati bllokuar disa ligje nรซ Kuvend, sepse pr/ligji i tyre po ashtu u pat bllokuar me amendamente nga opozitarja VMRO-DPMNE.