A po shkon vendi drejt një izolimi të dytë? Stevanoviq: Situata me Covid-19 mund të eskalojë

Must Read

Arriti në 39 numri i të vdekurve nga tërmeti në Izmir

Numri i njerëzve që vdiqën si pasojë e tërmetit në Izmir u rrit në 39.

Tërhiqet Macron, thotë se e kupton tronditjen e muslimanëve për karikaturat e Profetit Muhamed

Presidenti francez Emmanuel Macron ka tentuar sonte të qetësojë gjakrat e ndezura të komunitetit botëror musliman, duke...

​Guti mund ta zëvendësojë Zidanen te Reali

Jose Maria Gutierrez i njohur ndryshe edhe si Guti po shihet nga krerët e Real Madridit si...

Muaji tetor solli shifra shqetësuese të të infektuarve me Covid-19.

Por sipas autoriteteve shëndetësore vendin e pret një Covid-skenar edhe më i keq.

Situata në periudhën në vazhdim mund të eskalojë thotë për REL Milena Stevanoviq, drejtoreshë në Spitalin Infektiv. 

 “Unë personalisht nuk mund të them se ky është piku dhe do të ishte e papërgjegjshme, por mundësia që infektimi të eskalon edhe më shumë të përhapet ekziston. Në të gjithë botën kemi rritje të rasteve. Ne nuk kemi pasur në asnjë moment zvogëlim drastik të numrave, në vazhdimësi kishim rritje. Pra nuk kishim pushim në të gjithë pandeminë me Covid-19. Pra nuk do të thosha se ky është piku, na presin muaj serioz, për të çka edhe kishim frikë gjatë verës”, deklaroi Milena Stevanoviq – Drejtoreshë e Infektologjisë.

Ministria e Shëndetësisë gjatë ditës së sotme ka apeluar te qytetarët që të respektojnë masat për mbrojtje ndaj koronavirusit. E nëse trendi i rritjes së të infektuarve me Covid 19 vazhdon, Komisioni për Sëmundjet Infektive do t’i propozojë qeverisë masa të reja.

 “Nëse numri i të infektuarve rritet, komisioni për sëmundje infektive paralajmëroi se që nesër Qeverisë do t’i rekomandojë pako shtesë me masa restriktive. Kufizimi i qytetarëve në transportin publik deri në 50%, ndalesë për çfarëdo lloj ngjarjeje dhe të gjithë operatorët e konomik dhe subjektet do të punojnë deri në orën 23”, theksoi Bogdana Kuzeska – zëdhënëse e LSDM-së.

Fajin për rritjen e rasteve pozitive me korona opozitarja VMRO-DPMNE, ia hedh qeverisë, duke shtuar se Komisioni për sëmundje infektive sjell masa anti-covid në favor të kryeministrit Zaev.

 “Na duhet një komision jopartiak të përbërë nga profesionistë, i cili nuk do të punojë sipas kërkesave të Zoran Zaev dhe Venko Filipçe. Na duhet komision i cili në të vërtetë do të rekomandojë masa që do të ndikojnë në zvogëlimin e numrit të të infektuarve. Nëse ky komision nuk ndërrohet do të duhet të bartin përgjegjësi për situatën”, potencoi Dimçe Arsovski – zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Nga e hëna, Kuvendi do të votojë për masat e propozuara deri më tani, duke përfshirë mbajtjen e detyrueshme të maskave mbrojtëse në hapësira të hapura, kufizimin e numrit të mysafirëve dhe ndalesën për grumbullim pas orës 22. Përndryshe numri i përgjithshëm i të diagnostikfikuarve në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 23.201, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive është 5.266.

Arriti në 39 numri i të vdekurve nga tërmeti në Izmir

Numri i njerëzve që vdiqën si pasojë e tërmetit në Izmir u rrit në 39. Sipas TRT Haber,...

Tërhiqet Macron, thotë se e kupton tronditjen e muslimanëve për karikaturat e Profetit Muhamed

Presidenti francez Emmanuel Macron ka tentuar sonte të qetësojë gjakrat e ndezura të komunitetit botëror musliman, duke thënë se e kupton zemërimin...

​Guti mund ta zëvendësojë Zidanen te Reali

Jose Maria Gutierrez i njohur ndryshe edhe si Guti po shihet nga krerët e Real Madridit si zëvendësues potencial për teknikun në...

Dy persona me origjinë nga Kosova ndërrojnë jetë nga tërmeti në Izmir

Dy persona me origjinë nga Kosova vdiqën si pasojë e lëndimeve të marra pas rrëzimit të një ndërtese si rrjedhojë e tërmetit...

Shqipëria hapi spitalin e tretë për Covid

 Për shkak të numrit të rritur të të infektuarve, veçanërisht atyre të cilëve iu nevojitet mjekim spitalor, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes...

More Articles Like This