Ish funksionari i partisë, Igor Esmerov, thotë se nuk është anëtarë i asnjë grupi të partisë, por është pjesë e atyre që kërkojnë largimin e Mickoskit nga posti i kryetarit. Ai thotë se kryetari i partisë nuk duhet të kërkojë që Komiteti Qendror të sjell vendim për kongres të jashtëzakonshëm, por të jap dorëheqje të parevokueshme për shkak të pakënaqësisë së madhe në parti.
“Nuk bëhet fjalë nëse ai ka parashtruar dhe Komiteti qendror ka refuzuar, por bëhet fjalë për atë që nuk ka dorëzuar dorëheqje të parevokueshme pa e pyetur Komitetin qendror. 80% nga anëtarësia për momentin janë për kongres të jashtëzakonshëm dhe janë kundër Hristijan Mickoskit. Askush nuk i ka dëgjuar. Kudo që të shkoni ka pakënaqësi. Komitetet komunale janë reduktuar për 10 herë, nuk janë përgjysmuar por janë reduktuar për 10 herë. Nëse diku ka pasur 100 persona, tani ka vetëm 10 që shkojnë”, tha Igor Esmerov – VMRO-DPMNE.
Pas mbajtjes së seancës së Komitetit qendror, Mickoski deklaroi se ka propozuar që të thirret Kongres i jashtëzakonshëm ku ai nuk do të kandidohet për kryetar, por këtë gjë e ka refuzuar trupi më i lartë i punës. Me këtë Mickoski ka siguruar edhe 6 muaj postin e kryetarit për shkak se sipas statusit të partisë, kërkesë për kongres të ri të jashtëzakonshëm nuk mund të parashtrohet para se të kalojnë 6 muaj nëse një kërkesë e tillë është refuzuar.
“Në disa konferenca për media, në disa intervista i thirra që të parashtrojnë nisëm, por nuk parashtruan. Pasi që i thitha të gjithë mundësitë, atëherë mënyra e vetme të thërras organizim të kongresit të jashtëzakonshëm unë të kërkojë. Kjo u refuzua dhe ja përsëri po them, nëse dikush dëshiron që të mbahet kongresi i jashtëzakonshëm e ftoj të vijë dhe të parashtrojë kërkesë dhe asaj kërkese organet e partisë në kohë sa më të shkurtër do t’i përgjigjen”, deklaroi Hristijan Mickoski – Kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Nga ata që një kohë të gjatë kërkojnë largimin e Mickoskit është edhe ish-ministri i shëndetësisë, Nikolla Todorov. Ai në kolumnën e fundit, në disa pika ka shpjeguar si VMRO-DPMNE duhet të fillojë të fitojë. Aty përmend edhe lider të ri.
“Lideri i ri duhet të kufizojë fuqinë në parti që para se të vijë në atë post. Lideri i partisë duhet të ndalojë që fotografia e tij të qëndrojë e varur në çdo komitet komunal dhe të ndërtohet kult për personalitetin e tij. Lideri i ti duhet të dijë të merret me kritikat, të pranojë këshilla dhe të ketë aftësi për menaxhim me operacione të ndërlikuara dhe dituri se si të vendoset organizatë e cila do të funksionojë”, thotë Nikolla Todorov – ish-funksionarë i lartë i VMRO-DPMNE-së.
Pas mbajtjes së seancës së Komitetit qendror ishin emëruar anëtarët e rinj të Komitetit ekzekutiv të partisë, gjë për të cilën opinioni publik vërejti se atje nuk janë ata të cilët u quajtën fuqia lëvizëse e partisë, ndërsa rreth tij tani janë vetëm ata të cilët e mbështetin.
