Të enjten e javës së ardhshme përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll do të përballet me kampionin aktual të Evropës Italinë, ndeshje kjo play-off e vlefshme për kualifikim në Kampionatin Botëror Katar2022. Trajneri i verdhekuqve sot publikoi listën e futbollistëve të grumbulluar, ndërsa tha se kundërshtari meriton respekt sepse gjendet në listën e top 10 kombëtaret më të mira në botë. Por ai tha se është i relaksuar sa i përket formës së futbollistëve të tij:
“Sinqerisht ky ekip i Maqedonisë nuk di të mbrohet, jo nuk di, të mos keqkuptohem, por nuk di të rreshtohet vetëm në mbrojtje dhe të luaj lojë pasive, atë e kemi treguar në të gjitha 7 ndeshjet që i kemi luajtur në këto kualifikime. Intenca e këtij ekipi është ta ketë dominimin në lojë. Gjithsesi nuk është njësoj të luash njësoj me secilin ekip, normal tani bëhet fjalë për kampionin e Evropës”, deklaroi Goran Milevski, trajner.
