A mund të shihet rrotullimi i Tokës?

TË FUNDIT

Nëse Toka nuk do të rrotullohej, nuk do të kishte lindje dhe perëndim të diellit, as natë e ditë. Ne nuk mund të ndiejmë lëvizjen e rrotullimit të Tokës ose të shohim planetin të rrotullohet ndërsa bëjmë jetën tonë të përditshme. Toka bën vetëm një rrotullim në 24 orë dhe kjo është shumë e vështirë për tu dalluar sipas NASA-s.

“Mënyra më e lehtë për të vëzhguar rrotullimin e Tokës është duke parë lëvizjen e trupave qiellorë,” thotë Stephen Merkowitz, një shkencëtar dhe menaxher projekti në Qendrën e Fluturimeve Hapësinore të NASA-s Goddard në Maryland, shkruan Live Science

Merkowitz tha se një nga mënyrat më të lehta për të “parë” Tokën në lëvizje është të shikoni perëndimin e diellit. Pozicioni i trupit qiellor ( dielli ) ndryshon kundrejt një pike fikse referimi(horizonti). Kur shihni perëndimin e diellit, vendndodhja juaj në Tokë po rrotullohet gradualisht larg nga dielli, kjo është arsyeja pse dielli duket se largohet në horizont. Një mënyrë tjetër për të parë këtë efekt është duke vëzhguar hënën dhe yjet gjatë natës për sa kohë që horizonti është një pikë referimi, pasi nuk lëviz. Objektet që shkëlqejnë shumë lart do të duken të jenë në lëvizje sepse Toka po rrotullohet.

Toka rrotullohet sepse u formua nga grumbuj pluhuri dhe gazi, të cilat tashmë po rrotullohen dhe tërhiqen së bashku nga graviteti. Pasi u grumbulluan(akumuluan)në planetin tonë, ata nuk pushuan kurrë së lëvizuri. Nuk ka fërkime për të ngadalësuar lëvizjen në vakum të hapësirës.

Baticat janë më shumë dëshmi se Toka rrotullohet. Batica e lartë ndodh kur hëna rrotullohet më afër Tokës në një vend të caktuar. Të jesh më afër hënës do të thotë të jesh më afër gravitetit të saj. Graviteti hënor tërheq oqeanet dhe përkohësisht i bën ato të fryhen nga jashtë,duke krijuar baticë të lartë. Ndërsa Toka rrotullohet, niveli i ujit zhytet derisa të arrijë distancën më të largët të mundshme nga hëna në orbitë.