Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski hedh dyshime se kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska po përgatit terrenin që një kompani bullgare të merr të drejtën që të realizojë transport privat në Shkup, përcjell TV21. Stoillkovski pyet Arsovskën nëse në Shkup tashmë knaë arritur autobusët e kësaj kompanie.
“A kanë mbërritur tashmë në Maqedoni autobusët e një kompanie të afërt me Sofjen, që ta marrin vendin si të vetmit transportues privatë në Shkup, si rezultat i këmbënguljes së Kovaçevskit në takimin e fshehtë me Arsovskën? A është shkaktuar kaosi në Shkup për largimin e transportuesve të deritanishëm privatë pas marrëveshjes nga takimi sekret, që transportin në Shkup ta marrë një kompani private nga Bullgaria, e afërt me Sofjen, për të cilën insiston qeveria e Kovaçevskit?”, pyet Stoillkovski.
