A kanë deputetët algoritëm për izolim? Stojanov: Është e mundur të “manipulojnë” me protokollet

TË FUNDIT

Dilema për atë se kush duhet të shkojë në izolim e kush jo! A ka diskriminim kur bëhet fjalë për izolimin e politikanëve dhe qytetarëve? Në një shkollë gjatë infektimit të mësueses e gjithë klasa shkon në izolim, ndërsa kur bëhet fjalë për deputetët kjo gjë nuk zbatohet. Sipas drejtorit të Shëndetit publik, Aleksandër Stojanov, epidemiologu përmes anketës epidemiologjike vendos kush shkon në izolim.

“Edhe këtu vlerësohet rreziku. Nëse fëmijët kanë mbajtur maska apo nuk kanë mbajtur maska. Nëse kontakti ka qenë më i afërt. Për siguri e lëshojmë gjithë klasën. Nuk do të humbin asgjë nëse dy javë qëndrojnë në izolim”, thotë Aleksandër Stojanov – drejtor i QSHP.

Stojanov shton se ka hapësirë për manipulim të protokolleve, por kryesisht i respektojnë masat për mbrojtje.

“Në Kuvend respektohen në mënyrë të detajuar masat, të gjithë kanë distancë dhe mbajnë maska. Nuk kanë kontakte të afërta, nuk ka largim të maskave, do pijë kafe dhe pauzë. Edhe pse çdoherë ekzistojnë momente që të “manipulohet” me protokollet. Por nëse vjen epidemiolog me informacione se gjithçka është respektuar, atëherë nuk ka nevojë për izolim”, thekson Aleksandër Stojanov.

Një pjesë e qytetarëve përderisa presin test për Kovid-19, nuk janë në izolim, ndërsa të tjerët fshehin se kanë pasur kontakt me të infektuar që të shmangin vetë-izolimin.

“Pacientët janë të detyruar të tregojnë kontaktet e tyre. Sipas deklaratës së të infektuarit, epidemiologu vendos se cilat kontakte duhet të jenë të izoluara dhe kush nuk duhet të shkojnë në izolim. Ato kontakte nuk testohen deri në momentin që nuk zhvillojnë simptoma”, potencoi Aleksandër Stojanov – drejtor i QSHP.

Me ndryshimet e reja në Ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive, vetë-izolimi është i detyrueshëm gjatë testimit për Covid-19 nga caktimi i testit ose testimit, deri në marrjen e rezultatit. Nëse rezultati është pozitiv, vetë-izolimi vazhdon. Shkelësit e këtij neni të Ligjit do të gjobiten me 50 euro.