Blerja dhe shitja e produkteve bujqësore në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti 5,2 miliardë denarë, që përfaqëson një rritje prej 10,4 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, përcjell TV21. Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, në tremujorin e tretë të vitit 2025, blerja e produkteve bujqësore nga prodhuesit individualë shënoi një rritje prej 12 për qind, ndërsa shitja e produkteve bujqësore nga prodhimi vetanak u rrit për 8,8 për qind.
