A ka shumicë kjo Qeveri? Opozita thotë jo! Shumica me synim që të rritet edhe më shumë!

TË FUNDIT

E vërteta për përpjekjet për zgjerim të qeverisë duke e futur edhe ASH-në, sipas sekretarit të Alternativës Zekirja Ibrahimi, nuk janë 80 votat për ndryshimet kushtetuese dhe agjenda europiane, por lufta për kuorum! Në Click Plus ai u shpreh se koalicioni qeverisës ka problem me sigurimin e numrave në Kuvend.

“Shpjegimi është se nuk kemi kuorum stabil, që ta themi më preciz dhe kjo është e vërtetë që nuk kemi kuorum stabil dhe ne e dimë pse nuk kemi, kjo për shkak të përplasjeve brenda BDI-së dhe për shkak të përplasjeve të partive të koalicionit që janë me LSDM-në dhe nuk i gjykojmë për këtë, as nuk jemi të lumtur. Vetëm po themi ta emërtojmë saktë arsyen sepse kur e dimë arsyen saktë edhe zgjidhjet janë më të lehta”, tha Zeqirija Ibrahimi, sekretar AAA.

Si Ibrahimi mendon edhe opozitarja shqiptare Lëvizja Besa dhe ajo maqedonase VMRO-DPMNE.

Duket se shumica parlamentare nuk i ka numrat, vërehet në funksionimin e përditshëm në Parlament dhe punën e tyre brenda, vërehet për shkak se kërkojnë ndihmë shpesh nga partitë opozitare që të krijojnë kuorum në parlament. Kjo u pa edhe gjatë javës domethënë kur në Parlament. Nuk bëhet fjalë për një mbledhje ose dy, por për një periudhë pak më të gjatë, ku në asnjë rast ose seancë plenare nuk i kanë pasur 61 deputetë”, tha Fadil Zendeli, deputet nga Lëvizja Besa.

Testi i vërtetë për atë se kush gëzon shumicë dhe besim në shtet janë zgjedhjet”, pohoi Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE.

Po për dallim prej këtyre, pushteti vazhdon të thotë se shumica parlamentare është e qëndrueshme. Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM0-së, Jovan Mitrevski, thotë se shumica nuk ka mundësi të zvogëlohen, por vetëm të rritet.

Retorika ishte se kjo përbërje nuk do të zgjasë, për një muaj dy do të bie qeveria, pastaj do të ketë shumicë të re… kjo është retorikë që përdoret për qëllime partiake, për ta mbajtur anëtarësinë në huti se kush e di çfarë do të ndodh… tre vite demantohet kjo dhe ja unë e demantoj edhe sot, zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë, nuk do të ketë shumicë të re ose reduktim të shumicës, shumica vetëm mund të rritet”, pohoi Jovan Mitrevski, koordinator i grupit parlamentar LSDM.

Aleanca për Shqiptarët që ende zyrtarisht është në opozitë, tashmë e ka derën e hapur për tu futur në Qeveri, me çka do ta shtonte shumicën me plus 8 deputetë, por partia e Taravarit ende nuk ka sjellë një vendim final mbi këtë çështje.