A ka pasur mobing ndaj infermiereve? Filipçe thotë jo, vetëm debat me ton të lartë

TË FUNDIT

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për media tha se ndaj infermiereve të Klinikës Infektive të cilat kanë dorëzuar kërkesë për dorëheqje nuk është ushtruar mobing, por vetëm ka pasur debat me ton më të lartë nga drejtori dhe mjekja me infermieret, gjë për të cilën ata tani ankohen.

Ministri shtoi se pandemia po zgjat shumë, lodhja dhe nervozizmi po e bëjnë të vetën, por natyrisht ata bëjnë gjithçka që infermierët të ndjehen të respektuar dhe të kënaqur në punët e tyre./TV21