A ka marrëveshje mes Mexhitit dhe Kasamit për të udhëhequr VLEN-in? Fetai: Spin i BDI-së për të përçarë VLEN-in

TË FUNDIT

Duke diskutuar rreth informacioneve që qarkulluan në opinion se ka marrëveshje mes Mexhitit dhe Kasamit që këta dy do të udhëheqin me VLEN, Arben Fetai në emisionin Click Plus në TV21 tha se nuk ka asnjë marrëveshje të diskutuar apo të arritur mes liderëve për drejtimin e VLEN-it. Ai mes tjerhas thekson se në takimet e koalicionit janë shqyrtuar disa modele të mundshme, si kryetar me rotacion, një kryetar i vetëm apo presidencë me dy bashkëkryetarë, por deri tani nuk është marrë asnjë vendim. Sipas tij, vendimet në VLEN merren me konsensualitet dhe kolegjialitet në kuadër të kryesisë së ngushtë, ndërsa diskutimet për modelin e udhëheqjes do të vazhdojnë në ditët në vijim.

“Jo, jo, aspak kjo nuk është diskutuar. Në takimet që kemi si koalicion, në nivel të liderëve apo kryesisë së ngushtë, nuk është diskutuar kjo. Janë diskutuar shumë skenarë: rotacioni, një kryetar, presidencë me dy bashkëkryetarë – këto janë diskutuar si modele të mundshme, por asnjë vendim, përderisa nuk e kemi diskutuar në nivel të kryetarëve këtë çështje. Marrëveshja e koalicionit VLEN parasheh që vendimet merren me konsensualitet dhe kolegjialitet brenda asaj që është kryesia e ngushtë e VLEN-it. Deri në këtë pikë, përveç tre dokumenteve të diskutueshme, asnjë vendim nuk është marrë, nuk ka dakordim për asnjërin model deri më tani. Diskutimet do të vazhdojnë në ditët në vijim.” Kjo është në rastin më të mire qesharake në rastin më të keq dashakeqe. Besoj se kjo është spin i BDI-së për të përçarë VLEN –in”, tha Arben Fetai në emisionin Click Plus në TV21.

TV21: A mund të ndodh përçarja e VLEN-it nëse nuk arrihet marrëveshje?

Arben Fetai: Jo, jo, asesi. VLEN-i është më i bashkuar se kurr. Çështja e rrugëtimit tonë nuk përbën asnjë dilem, të gjithë besojmë se VLEN-i duhet të unifikohet, të forcohet, dhe natyrisht bazuar në këto premisa që janë kolegialiteti, barazia, konsensualiteti jam i bindur që shpejt do të gjejmë mënyrën më të mirë të mundshme për funksionim të mëtutjeshëm.