Gjithnjë e më i nxehtë po bëhet debati mes partive politike se cila është koha më e mirë për zgjedhje parlamentare. Por a janë qytetarët të gatshëm për të dalë për të votuar?
Qytatar: “Jo mendoj se nuk jemi të përgatitur për zgjedhje!
TV21: Kur duhet sipas jush?
Qytatar: Po të kalojë kjo krizë, e pastaj, e mendoj që kjo është afër”.
Qytatar: “E pse jo!
TV21: Sipas jush kur në cilin muaj?
Qytatar: Po më së miri në qershor”.
Qytatar: “Absolutisht jo! Jo!
TV21: Pse?
Qytatar: Sepse është herët! E shihni se si është gjendja! Jo assesi!
TV21: Sipas jush kur?
Qytatar: Andej nga shtatori-tetori, në vjeshtë.”
Qytatar: “Po.. po…”
Qytatar: “Jo. Jo. Çfarë zgjedhjesh?! Se edhe aq shumë po na duhen!”.
Qytatar: “Gjithsesi.
TV21: Tani?
Qytatar: Po. Ja si po shkojmë në shitore dhe kryejmë aktivitetet tona.
TV21: Nuk mendoni se ka ndonjë rrezik nga korona?
Qytatar: Po nëse mbrohemi nuk ka.
E takuam edhe ish-kryetarin e Shkupit, Risto Penov i cili mendon se zgjedhje duhet te këtë sa më shpejtë.
Risto Penov, ish-kryetar i Shkupit:
“Po patjetër të ketë zgjedhje, nuk kemi as Kuvend e as Qeveri, Qeveri teknike… Patjetër të ketë.
TV21: -Kur?
Risto Penov: Terminin duhet ta caktojnë partitë politike por sa më shpejtë që mundet…”
Një zonjë na tha se askush se pyet popullin për këto gjëra.
Qytatar: “Nuk e di çfarë t’u them. Mendoj se jo por nëse vendosin ashtu…
TV21: Kur sipas jush do të ishte kohë e mirë?
Qytatar: Po pas shtatorit do të ishte kohë e mirë. Me shumë gjasa deri atëherë do të kalojë kjo krizë, por… nuk pyetet populli, pyeten politikanët…”
Ky zotëri ka frikën e manipulimit.
Qytatar: “Jo.
TV21: Po kur sipas jush?
Qytatar: Në shtator. Nëse duhej të kishte aq shpejt, duhej të kishte në dhjetor, megjithatë pushtetit nuk i përshtaten zgjedhjet, tani me manipulime, kështu me maska të mos dihet kush-çka është, të sjellin persona nga Kosova të votojnë. Falsifikim.
TV21: Pse mendoni se do të sjellin nga jashtë për të votuar?
Qytatar: Sepse të gjithë kanë letërnjoftime të dyfishta. Unë punoj në hotel, të njëjtët mysafirë janë edhe me maqedonase, kosovare, edhe shqiptare, madje 3 letërnjoftime kanë shqiptarët.
TV21: Nga vende të tjera?
Qytatar: Po ka, nga Bullgaria, ka shumë me pasaporta bullgare”.
Kishte edhe shumë nga ata që s’donin të komentonin.
Qytatarët: “S’jemi ne kompetentë për këtë”.
