A janë të sigurta nënshkrimet që u dhanë mbrëmë?

TË FUNDIT

Në edicionin e lajmeve qendrore në TV21, i ftuar ishte deputeti i ASH-së, Halil Snopçe. U pyet për zhvillimet e fundit politike në vend, ku mbrëmë u paralajmëruar shumicë e re parlamentare. Snopçe u pyet se sa janë të sigurt nënshkrimet të cilat janë deponuar mbrëmë? Ai i tha TV21 se nënshrkimet janë të sigurta dhe shtoi se ditëve në vijim kjo shumicë do të rritet.

TV21: Sa janë të sigurt këto nënshkrime të cilët janë dhënë mbrëmë?

“61 deputetë, 61 burra, 61 njerëz serioz të zgjedhur nga populli kanë deponuar nënshkrimin. E tani flasim a janë të sigurt. Kjo shumicë prej 61 do të rritet ditët në vijim, ju garantoj, sepse deputeti i zgjedhur nga populli ka deponuar nënshkrimin për rrëzimin e qeverisë. Këto njerëz të gjithë kanë luftuar kundër kësaj Qeverie për shkak se kanë konsideruar se kjo qeveri është e kriminalizuar, e korruptuar dhe normalisht siç thash paraprakisht instancat ndërkombëtare e quanin qeveri hibride”, theksoi Snopçe për TV21.