Situata me zjarret ka shkaktuar përplasje politike ndërmjet pushtetit dhe opozitës. Nga VMRO DPMNE thonë se zjarret nuk fillojnë vetvetiu apo si rezultat i temperaturave tepër të larta, por shkaktohen nga faktori njeri. Deputeti Brane Petrushevski tha se u shfaq një video që tregonte një burrë që ndizte zjarr në Dellçevë dhe më pas largohej nga vendi i ngjarjes.
“Fakti që LSD ka qenë duke u mburrur me zjarret me një gëzim të çuditshëm për ditë të tëra sugjeron gjithashtu se ky është një skenar, megjithëse institucionet kanë reaguar si kurrë më parë. Dhe e gjithë kjo për shkak të pajisjeve shtesë dhe motivimit të lartë. Plani i LSD për kaos dështoi, veçanërisht jo në Shkup, ku zjarrvënësit ishin qartësisht më të shumtë, kështu që u hodhën në konferenca shtypi me parulla se menaxhimi po shkonte keq”, tha Brane Petrushevski, VMRO DPMNE .
Nga LSDM këto akuza i quajnë çmenduri.
“Çmenduri më të madhe mendoj se nuk mund as të dëgjosh e as të paramendosh! Përse? Sepse kujtojeni që nga momenti i formimit të qeverisë të VMRO DPMNE gjithnjë plasohen disa teori konspirative: do të ketë destabilizime në shtet gjatë vjeshtës, organizohet një destabilizim në pranverë e kështu me radhë. Kjo mbase ishte interesante për qytetarët në fillim të formimit të qeverisë, por tani pas një viti e disa muaj qeverisje kërkohet zgjidhje, nuk ka më spostim të problemeve të qytetarëve”, shtoi Oliver Spasovski, LSDM .
Që të dyja palët iu bëjnë thirrje institucioneve të veprojnë edhe më ashpër kundër të gjithë atyre që ndezin zjarre dhe këto katastrofa mos të përdoren për pikë politike nga asnjëra palë.
Lidhur me zjarret Ministria e brendshme ka bërë disa arrestime në flagrancë.
