Array

"A jam e barabartë në shoqërinë kosovare”

Must Read

“Incident” me aeroplanin e Pensit

Aeroplani me të cilin udhëtonte nënkryetari amerikan Majk Pens ishte i detyruar që të kthehet në aeroportin...

Ambasadori izraelit në KB e lëshoi sallën plenare gjatë fjalimit të Erdoganit

Ambasadori izraelit në Kombet e Bashkuara, Gilad Erdan, i cili ishte i pranishëm në mbledhjet e Asamblesë...

Putini në Kombet e Bashkuara, bëri thirrje të hiqen sanksionet me qëllim të përforcimit të ekonomisë botërore

Presidenti rus, Vlladimir Putin deklaroi dje se përfundimi i “sanksioneve jolegjitime” kundër vendeve si i tij, mund...
- Advertisement -

Protagonistët në çështjen e të drejtave dhe fuqizimit të gruas nuk po bëjnë sa duhet për t’ia siguruar asaj vendin e merituar në shoqëri. Ka numër të madh të rasteve të dhunës në familje, dhunës seksuale dhe mospjesëmarrje të madhe të gruas në shoqëri. Ani pse shteti i Kosovës ka ligje mjaft të avancuara në këtë drejtim, ato nuk po gjejnë zbatim.

Se nuk po bëhet mjaftueshëm për të garantuar të drejtat e barabarta të gruas, e thotë edhe presidentja e vendit, Atifete Jahjaga. Ajo pranon se institucionet duhet punuar më shumë në mbrojtjen dhe fuqizimin e gruas. Jahjaga porosit se mohimi i të drejtave të gruas dhe dhuna në familje, nuk duhet të mbetet çështje private.

- Advertisement -

Në Policinë e Kosovës, për një vit, lajmërohen 1.170 raste të dhunës në familje. Mendohet se numri i realtë i këtyre rasteve është tri herë me i madh, pasi që një numër i madh i tyre nuk raportohen.

Statistikat në vend tregojnë edhe se gratë përfaqësojnë përqindjen më të madhe të të papunëve në Kosovë.

- Advertisement -

Me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve rreth barazisë gjinore, në Prishtinë po mbahet një konferencë dyditore e organizuar nga rrjeti i Radiove Lokale (INC), në bashkëpunim me Qendrën për Studime Gjinore (QKSGJ) dhe Qendrën për Ndihmë Juridike dhe Zhvillim Rajonal.

Duke shtruar pyetjen “A jam e barabartë në shoqërinë kosovare”, protagonistët e kësaj konference, pa u menduar dy herë e thonë përgjigjën: “Jo, gruaja nuk është e barabartë në shoqëri”.

- Advertisement -

Tema të diskutimit në këtë tryezë janë dhuna ndaj gruas, fuqizimi i gruas dhe ngacmimi seksual. Në hapjen e saj u tha se tema të tilla meritojnë një diskutim më të zëshëm.

Presidentja Jahjaga, e cila merr pjesë në konferencë, vërejti se pjesëmarrja e ulët e grave është prezente në çdo fushë të jetës dhe se institucionet e vendit nuk po bëjnë mjaftueshëm për t’i fuqizuar ato.

“A bëjmë ne sa duhet për të garantuar të drejtat e barabarta të grave dhe vajzave në shoqërinë tonë? Pa hezitim them që Jo, ne nuk bëjmë aq sa duhet. Gratë dhe vajzat ende nuk kanë trajtim të barabartë në shoqëri. Është e vërtetë, kemi ndërtuar një infrastrukturë ligjore të avancuar, por kemi ende shumë punë për të bërë si institucione dhe si shoqëri që t’i jetësojmë ato në praktikë dhe vetëm atëherë ne mund të themi që Po, gratë dhe vajzat janë të barabarta në shoqërinë tonë”, tha ajo.

Jahjaga thotë se dhuna nuk duhet fshehur.

“Mohimi i të drejtave të grave nuk është çështje private, dhuna në familje mbi baza gjinore nuk është çështje private, dhuna seksuale si mjet lufte e ushtruar mbi qindra mijëra gra nuk është çështje private, por është çështje që ne duhet të organizohemi si shoqëri për adresimin e duhur të tyre. Na takon të gjithëve të dënojmë dhe të parandalojmë dhunën e ushtruar mbi gruan, si anëtarë të shoqërisë dhe si institucione, duke ofruar mekanizmat e duhur për të ndëshkuar abuzuesit dhe për të rehabilituar viktimat e saj, me ndihëm e mediave, duke pasqyruar e dënuar krime të tilla”, tha ajo.

Se dhuna duhet të raportohet çdo herë, e thotë edhe përfaqësuesja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunachek, e cila debatin për dhunën ndaj gruas e konsideron si temë shumë të rëndësishme.

Ajo thotë se gratë nuk janë të barabarta në asnjë vend të botës.

“Jo, gratë nuk janë të barabarta në shoqërinë e Kosovës. Për fat të keq, gratë nuk janë të barabarta në asnjë shtet në botë. E kemi Deklaratën Universale te të Drejtave të Njeriut që e bën shumë të qartë se gratë dhe meshkujt janë të barabartë. Edhe kushtetuta jonë thotë kështu, mirëpo në praktikë të gjithë e dimë se nuk jemi ende në atë nivel. Ka shumë gjëra të cilat duhet t’i adresojmë për të arritur në atë nivel”, tha ajo.

Konferencë është një prej aktiviteteve të projektit për barazinë e shoqërisë kosovare, që financohet nga Fondi për Demokraci i Kombeve të Bashkuara.

Në hapjen e kësaj konferencë po merr pjesë edhe drejtori i USAID-it, Christopher Edwards.

“Duhet të punojmë së bashku, të ndërtojmë dhe të stimulojmë, sistemin politik, partitë, shoqërinë civile dhe strukturat qeveritare, në mënyrë që të fuqizohen gratë. Në vitet e fundit ne kemi bërë përpjekje që të fuqizojmë qasjen e grave në drejtësi. Vetëm 27 për qind të gjyqtarëve dhe 35 për qind të prokurorëve, janë gra, dhe këto numra duhet të ndërrohen. Përfaqësimi i grave në sektorin e drejtësisë, në veçanti në lidership, është kritik, për të promovuar një shkallë më të lartë në tërë shoqërinë e Kosovës”, tha ai.

Duke vlerësuar se gratë nuk janë të barabarta në familje, në trashëgimi të pronës, në punë e pothuajse në asnjë sferë të jetës, koordinatorët e këtij projekti thonë se duhet debatuar më shumë rreth fuqizimit të gruas në shoqëri. Përmes kësaj konference dyditore synojnë të ngrisin vetëdijen e qytetarëve për barazinë gjinore. Duke shtruar pyetjen “A jam e barabartë në shoqërinë kosovare”, organizatorët e kësaj tryeze pa asnjë dyshim japin përgjigjen negative. Gruaja vazhdon të mos jetë e barabartë në shoqërinë kosovare.

jahjaga-tryeza

- Advertisement -

“Incident” me aeroplanin e Pensit

Aeroplani me të cilin udhëtonte nënkryetari amerikan Majk Pens ishte i detyruar që të kthehet në aeroportin në Mançester në shtetin Nju...

Ambasadori izraelit në KB e lëshoi sallën plenare gjatë fjalimit të Erdoganit

Ambasadori izraelit në Kombet e Bashkuara, Gilad Erdan, i cili ishte i pranishëm në mbledhjet e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së në...

Putini në Kombet e Bashkuara, bëri thirrje të hiqen sanksionet me qëllim të përforcimit të ekonomisë botërore

Presidenti rus, Vlladimir Putin deklaroi dje se përfundimi i “sanksioneve jolegjitime” kundër vendeve si i tij, mund të përforcojë ekonominë botërore të...

Berlini kundër kritereve të reja për Shkupin, BE-ja dërgon ndihmë prej 120 milionë eurove

Zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov, dje realizoi takime me përfaqësues të BE-së, për herë të parë pas marrjes së pozitës...

Mbahet seanca e tetë e Këshillit të Sigurisë

Situata politike dhe e sigurisë në vend pas anëtarësimit në NATO do të jetë tema e diskutimit në seancën e sotme të...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -