Në Debat21, kandidatët për Zhelinën, Blerim Sejdiu dhe Emir Sulejmani debatuan për projektin e kanalizimit në Leshnicë, që ky i fundit tha se për ndërtim u janë marrë para qytetarëve, gjë që u kundërshtua nga kryetari aktual, që siç tha, qytetarët kanë paguar për kyçje dhe jo për investimin.
“Kemi shumë vendbanime ku me vetëfinancim bëjnë projekte kurse udhëheqësia aktuale dëshiron që të gjitha ato projekte t’i përvetësojë si p.sh. kanalizimi i famshëm i fshatit Leshnicë ku qytetarët kanë participuar nga 200 euro kurse kryetari aktual vetë e përmendi se me vendimin e këshillit do të jetë vlera 10.800 euro dhe do të jetë në kyçje jo në realizim. Qytetarët janë të brengosur për këtë pjesë se ku shkojnë paratë e tyre. Dhe kjo është ajo që në vazhdimësi po bëhet nga udhëheqësia duke participu qytetarët, duke paguar dhe duke u përvetësuar projektet e tyre”, tha Emir Sulejmani
“Nuk din t’i dallosh çka është participimi prej investimit. Participimi është me rregullore të Komunës së zhelinës që ka qenë 300 euro dhe sot është 150 euro. Dhe kjo nuk është investim”, tha Blerim Sejdiu.