A është zvarritur me qëllim lënda e Mijallkovit? Nesër ose javën e ardhshme del raporti për lëndën Target-Fortesa

TË FUNDIT

Këshilli gjyqësor ka filluar kontrollet në Gjykatën e Apelit për lëndën e Sasho Mijallkovit dhe për 3 lëndë tjera tek të cilat ka ngecje dhe vonesa, megjithatë ende nuk dihet nëse zvarritja e lëndës “Target- Fortesa” ka qenë e qëllimshme ose jo. Kryetarja e Këshilli gjyqësor Vesna Dameva tha se grupi i punës është duke e përgatitur raportin, ndërsa shpreson që ky raport të përfundojë sa më shpejtë.

“Unë shpresoj që gjatë ditës së nesërme ose eventualisht pas Vitit të Ri. Këtë raport do ta shqyrtojnë të gjithë anëtarët e Këshillit gjyqësor dhe në bazë të konstatimit të gjendjes, nëse e nevojshme do të ndërmerren veprime mëtutjeshme”, tha Vesna Dameva, kryetare e Këshillit Gjyqësor.

Këshilli gjyqësor nuk ka ditur për këto vonesa bë këto lëndë tha Dameva, duke shtuar se në periudhën e ardhshme do të merren më shumë hapa që informacionet për vonesa nëpër gjykata të mos i merr Këshilli nga mediat.

Dameva nuk deshi të komentojë deklaratën e ministrit të Drejtësisë Nikolla Tupançevski për ndryshimin e ligjit për Këshillin gjyqësor që në të ardhmen në krye të Këshillit gjyqësor të mos vijnë njerëz të zgjedhur nga Kuvendi ose politika.

“Apeloj deri tek të gjithë politikanët që të përmbahen nga çfarëdolloj komenti në lidhje me punën e Këshillit gjyqësor, duke u përzier kështu në kompetencat tona. Të mos komentohet gjendja, vendimet e marra nga gjykatat. Kjo nënkupton përzierje direkt edhe në punën dhe në kompetencat e Këshillit gjyqësor. Ministria e Drejtësisë ose ekzekutivi si propozues i ligjeve mundën sa më shpejtë të reagojnë nëse vlerësojnë se e njëjta nuk është e drejtë”, pohoi Vesna Dameva, kryetare e Këshillit Gjyqësor.

Javën e kaluar Këshilli gjyqësor formoi grup punë për të kontrolluar gjykatën e Apelit për zvarritjen 4 lëndëve edhe atë  në lëndën “Alfa”, “Transportuesi”, “Target-Fortesa” dhe “Thesari”.