A e dobësoi Alternativa opozitën shqiptare? Gashi: Kam respekt të veçantë për Aleancën për Shqiptarët

TË FUNDIT

Në ciklet e fundit zgjedhore Alternativa ishte bashkë me Aleancën për Shqiptarët duke “luftuar” për ta rrëzuar Qeverinë.  Por tani kur zyrtarisht u bë pjesë e saj kryetari Gashi thotë se në fokus duhet të jetë integrimi në BE. Ai nuk mendon se opozita shqiptare është dobësuar.

“Mendoni se me hyrjen tuaj në Qeveri e keni dobësuar opozitën shqiptare?A e kemi dobësuar opozitën dhe a e kemi dobësuar vetëveten mund të jetë pyetje për ta shqyrtuar seriozisht, mbase mund të kemi përgjigje pozitive edhe për të dyja pyetjet. Por cili është interesi i Alternativës dhe i shtetit në këtë moment. A duhet ta mendojmë që shteti të filloj negociatat për BE apo të qëndrojmë aty ku u thyen disa parime!?”, tha Afrim Gashi, Kryetar i Alternativës.

Gashi shtoi se ende ka respekt të veçantë për Aleancën për shqiptarët.

“Tani më që jeni pjesë e Qeverisë, për opozitën shqiptare për Aleancën dhe tani edhe Besën, çfarë keni për të ju thënë atyre? Ne me Aleancën për shqiptarët kemi ecur bashkë, kemi pasur dy cilke zgjedhore të përbashkëta kam respekt shumë të veçant edhe për eksponentët e asaj partie dhe gjithë votuesit dhe uroj që gjithmonë ajo energji që është krijuar mes nesh të qëndroj”, tha Gashi.

Kanë reaguar nga ASH, nga atje thonë se nesër do ta shkarkojnë Skender Rexhepin, i cili është kordinatorin e grupit parlamentar.

Nesër shkarkojmë kordinatorin e grupit parlamentar dhe riformatojmë grupin parlamentar. Mbetemi të hapur vetëm për deputetë që eventualisht do ti mbeten besnik votuesit opozitarë, ndërsa përjashtohen ata që i bashkangjiten regjimit LSDM-BDI“, thonë nga Aleanca për Shqiptarët

Por për këtë vet deputeti Zejdi ka deklaruar se nesër do të tërhiqet i kooedinator i grupit parlamentar. 

Ndryshe para disa ditëve në komunikatë për media nga ASH thanë se Gashi me takimet me Zaevin ka shkelur marrëveshjen që kanë pasur, por nga Alternativa janë përgjigjur se ata nuk kanë pushkë për ASH-në.