A keni menduar ndonjëherë se çfarë do të thotë kur shkronja “M” që formohet në pëllëmbën e dorës? Kjo shenjë e veçantë, e bazuar në pëllëmbë është simbolikë e fatit të mirë. Shkronja M është një gjetje e Palmistry – një art i lashtë, rrënjët e të cilit janë gjurmuar disa mijëra vjet në Indi, ku lindi nga astrologjia hindu.
Nëse jeni ndër ata që në vijat e dorës formohet kjo shkronjë, do të thotë se jeni shumë të mirë në punën tuaj, keni një kujtesë të mirë dhe intuitë të shkëlqyer. Kjo gjithashtu do të thotë që një person do të shkëlqejë në cilëndo karrierë që zgjedh, pasi është i disiplinuar dhe i vetë-motivuar.
Me intuitën e tyre të qartë, këta individë janë në gjendje të kuptojnë kur dikush gënjen ose përpiqet t’i mashtrojë. Në thelb, shkronja M nënkupton që mbajtësi i saj është një gjykatës i madh i karakterit. Por shumë nuk e besojnë këtë pikëpamje pasi mendojnë se të gjithë kanë shkronjën ‘M’ në pëllëmbën e tyre.
