A duhet të marrin apanazhë politikanët pasi dorëhiqen? Avokatët e Strugës me iniciativë për ndërprerjen e këtij sistemi

TË FUNDIT

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë kushtetutshmërinë e dispozitës për pagesën e apanazhit për zyrtarët publikë të shkarkuar, si dhe për ata që japin dorëheqje para përfundimit të mandatit. Një iniciativë për shqyrtimin dhe kontestimin e kushtetutshmërisë së dispozitave të ligjit për kompensimin dhe pagat e funksionarëve publik e kanë paraqitur dhjetë muaj më parë avokatët nga Struga.

Ata kërkuan heqjen e plotë të apanazhit, si privilegj klasor, por Gjykata Kushtetuese nuk pranoi.
“Kjo praktikisht do të thotë se mendimi i Gjykatës Kushtetuese në rastin konkret ishte se me një dispozitë të tillë, vetë akti i dorëheqjes apo i largimit nga detyra rezulton në njëfarë përgjegjësie nga puna e tij, kështu që si çështja e arsyetimit lind apanazhi si kompensim”- deklaroi Gligorie Qatoski -avokate nga Struga.

Dhënia e apanazhit cenon parimin e barazisë së të gjithë qytetarëve. Zyrtarë, drejtues, drejtorë, ministra, deputetë marrin apanazhë pas përfundimit të mandatit, që paraqet diskriminim në bazë të statusit social.
“Për punëtorin e thjeshtë nuk parashikohen kompensime të tilla, ndërsa për zyrtarët si kategori në një shoqëri dhe kjo vjen nga buxheti i shtetit. As kushtetuta nuk parasheh të drejta të veçanta të një grupi të caktuar njerëzish që dallojnë vetëm në disa funksione shtetërore”- tha Gligorie Qatoski -avokate nga Struga.

Ligji për marrëdhëniet e punës parasheh pagesën e pagës për punën e kryer, ndërsa zyrtarët e emëruar marrin pagë pas përfundimit të marrëdhënies së punës. Sipas juristëve kjo nuk justifikohet as ekonomikisht dhe as juridikisht.