Kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani nuk ka dhënë një përgjigje të definitive se nëse ministri i jashtëm rus do të vjen në Shkup, në kuadër të Këshillit Ministror të OSBE-së.
Osmani në “10 Minuta” foli për vendimet e rëndësishme që mund të merren në Shkup, duke treguar edhe për propozimin e Estonisë për të kryesuar me këtë organizatë të rëndësishme botërore.
Nëse refuzohet propozimi, Osmani shtron mundësinë që Maqedonia të vazhdojë edhe për një vit. Por nëse nuk ndodh as kjo, kryesuesi i OSBE-së shtron mundësinë e një “rruge të padefinuar” në kryesimin e OSBE-së.
