Ndryshmet e Ligjit për vetëqeverisje lokale të propozuara nga shumica parlamentare e kaluan fazën e parë pasi që deputetët e miratuan nevojën për sjelljen e ndryshimeve. Ata do të kalojnë me procedurë të shkurtër ndërsa me këto ndryshime parashihet që të mos mbahen zgjedhje të parakohshme në komunat Saraj, Aerodrom dhe Gostivar, kryetarët e të cilave pas zgjedhjeve parlamentare kaluan në pushtetin ekzekutiv dhe ligjvënës dhe me këtë t’u vazhdohet mandati u.d. kryetarë komune. Koordinatori i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, i arsyetoi ndryshimet dhe tha se këto ndryshime do të vlejnë deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale vitin e ardhshëm.
Por duke pasur parasysh se ky ligj është sistemor, për të nevojitet shumicë prej 2/3-ve, si dhe Bandenteri, që do të thotë se për të nevojiten edhe një pjesë e votave të deputetëve të opozitës. Edhe pse në votimin e sotëm për nevojën për sjelljen e këtij ligji nuk votuan fare deputetët e Frontit Europian, megjithatë jozyrtarisht pohohet se një pjesë e deputetëve të këtij koalicioni do t’i mbështesin ndryshimet. Nga LSDM mbeten në qëndrimin se janë kundër kësaj zgjidhjeje.
Pas zgjedhje parlamentare një numër i caktuar i komunave mbetën pa kryetarë komune për shkak se disa prej tyre u bënë deputet e disa ministra. Kështu që kryetari i Aerodromit, Timço Mucunski tashmë është Ministër për punë dhe tregti të jashtme, Arben Taravari i Gostivarit kaloi në funksionin e Ministrit të Shëndetësisë, ndërsa kryetari i Sarajit, Blerim Bexheti u ul në kolltukun e deputetit, ndërsa në vendet e tyre janë emëruar ushtrues detyre.
