Ministri i Financave, Fatmir Besimi në “10 Minuta” në TV21 ka folur për vendimin e fundit të Qeverisë, për shfuqizimin e tarifave doganore për produktet e makaronave dhe të bulmetit.
Nëse hyn në fuqi ky vendim, ai do të jetë i përkohshëm, dhe për këtë kan reaguar sipërmarrësit. Kërkojnë që shfuqizimi i tarifave doganore të jetë afatgjatë.
“Shfuqizimi i tarifave doganore bëhet me qëllim që ajo të ndikojë në çmimin bazë të produkteve. Për këtë pritet vendim përfundimtar nga Qeveria, Ministria e Ekonomisë,…”
Çfarë mendoni në lidhje me atë pasi biznesmenët kërkojnë që tarifat doganore të mos shfuqizohen përkohësisht, por për gjithnjë?
“Shikoni, ne vitin e kaluar bëmë listën më të gjatë të lehtësimeve doganore. Kujtoheni? Ishte një proces i gjatë dhe pati ndikim në një numër të madh të produkteve të cilat u harmonizuan me normat që janë në Bashkimin Evropian. Kur flasim për politika të produkteve, që duam t’i kemi me çmim më të lirë, janë produktet bazë që janë me tatimin e vlerës së shtuar sipas normës së shpallur”.
